Kampionati Shqiptar

Skënderbeu luan në transfertë, Kamza shkon në Shkodër, Flamurtari pret Laçin

Mesditën e së premtes do të luhen tri ndeshje të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit shqiptar. Skënderbeu, kryesues i Kategorisë Sueriore, do të luajë në fushën e Lushnjës (ora 13:00), ekipi që mban vendin e fundit në renditje. Vendasit kanë befasuar në javën e 14-të me fitoren 3-1 të marrë në fushën e Kukësi, kampionët në fuqi të Superiores. Por ka qenë befasues edhe rezultati i marrë në javën e fundit nga korçarët, të cilët janë mundur 1-0 në fushën e Laçi-t. Takimi i sotëm premton gola, duke parë se në katër sfidat e fundit të luajtura nga Lushnja janë shënuar mbi 2.5 gola për ndeshje.

Ndeshja tjetër e orës 13:00 do të jetë ajo që do të zhvillohet me Vllaznisë dhe Kamzës. Shkodranët nuk po kalojnë një sezon shumë të mirë, siç e tregon edhe vendi i parafundit që mbajnë në renditje. Kamza, nga ana tjetër, është surpriza e këtij kampionati. Ata renditen në vendin e tretë në kuotën e 23 pikëve dhe janë vetëm dy pikë larg vendi të dytë. Historia flet në favor të shkodranëve, që kanë marrë katër fitore në 7 përballjet e zhvilluara mes këtyre dy ekipeve. Vetëm një fitore për Kamzën.

Ndeshja e tretë do të jetë ajo mes Flamurtarit dhe Laçi-t (16:00). Vlonjatët janë forca e dytë e Kategorisë Superiore dhe janë të pamposhtur në 13 takimet e fundit, 17 nëse llogarisim edhe ndeshjet e kupës. Vendasit, bashkë me Skënderbeun, janë i vetmi ekipi që nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet e kampionatit të luajtura në shtëpi, por nuk do ta kenë të lehtë sot kundër Laçi-t, që nuk ka pësuar asnjë humbje në katër takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar