Kategoria Superiore

Skënderbeu, Lulaj dhe Lima drejt huazimit

Skënderbeu dje hartoi listën e futbollistëve që do të ketë prezentë për ndeshjen me Crusaders, ku jashtë saj ishte braziliani Mateus Lima Cruz, i cili u afrua me bujë gjatë merkatos së verë. Ky futbollist nuk arriti ta bindë trajnerin Josa për ta grumbulluar në dy sfidat e para në Champions, ndërsa dhe e ardhmja e tij për sezonin 2015-2016 është vënë në pikëpyetje te korçarët

Skënderbeu dje hartoi listën e futbollistëve që do të ketë prezentë për ndeshjen me Crusaders, ku jashtë saj ishte braziliani Mateus Lima Cruz, i cili u afrua me bujë gjatë merkatos së verës. Ky futbollist nuk arriti ta bindë trajnerin Josa për ta grumbulluar në dy sfidat e para në Champions, ndërsa është vënë në pikëpyetje dhe e ardhmja e tij për sezonin 2015-2016 te korçarët.

Takaj gjatë prezantimit të afrimit të sulmuesit brazilian Mateus Lima, i huaji i parë i afruar te korçarët në merkato

Takaj gjatë prezantimit të afrimit të sulmuesit brazilian Mateus Lima, i huaji i parë i afruar te korçarët në merkato

Por, edhe lojtari 20-vjeçar, Bruno Lulaj duket se e ka të ardhmen të njëjtë me brazilianin Lima. Mbrojtësi i ekipit kombëtar Shpresa edhe pse është grumbulluar me Skënderbeun për ndeshjet në Europë, ai sërish pritet të mos aktivizohet. Gjithsesi, edhe gjatë kampionatit është parashikuar që të mos jetë pjesë e skuadrës.

Bruno Lulaj (3) gjatë aktivizimit me Kombëtaren U-19

Bruno Lulaj (3) gjatë aktivizimit me Kombëtaren U-19

E ardhmja e dy futbollistëve të përmendur më sipër do të jetë në një klub tjetër të Superiores. Drejtuesit e Skënderbeut, gjithashtu dhe stafi teknik i skuadrës, kanë vendosur që të dy të huazohen në klube të elitës së futbollit shqiptar.

 

Ende nuk bëhen të ditur emrat, por burime pranë kampionëve të vendit bëjnë me dije se ata do të huazohen në një klub tjetër në mënyrë që të kenë më shumë hapësira aktivizimi. Kjo metodë është e njohur në këtë skuadër, pasi kështu është vepruar edhe me lojtarë të tjerë, të cilët sot janë pjesë e planeve të Josës.

[total-poll id=51067]

Më shumë nga Kategoria Superiore