Kampionati Shqiptar

Skënderbeu mbyll sot përgatitjet për Superkupën, ja detajet e finales

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, Skënderbeu i ka vijuar në Korçë përgatitjet për finalen e Superkupës, ndaj Laçit. Ardit Hoxhaj dhe El-Kayed janë mungesat e vetme për duelin e së dielës, kur do të përcaktohet edhe fituesi i trofeut të parë të sezonit të ri. Pjesa tjetër e grupit kuqebardhë është shfaqur në gjendje optimale, gati për të luajtur.

Sot, në orët e paradites, kampionët juglindorë do të zhvillojë seancën e fundit përgatitore dhe më pas do të grumbullohen në Tiranë. Kujtojmë se të dielën, më 12 gusht, ora 19:45, në stadiumin “Selman Stermasi” të kryeqytetit do të zhvillohet finalja e Superkupës së Shqipërisë, Skënderbeu-Laçi.

Biletat për ndeshjen në fjalë kanë dalë në shitje në të dyja qytetet e skuadrave respektive, te dyqani i FSHF-së, në rrugën e Elbasanit, në Tiranë, si dhe te biletaria pranë stadimit “Selman Stermasi”. Klubi korçar ka vendosur transport falas për të gjithë tifozët, që dëshirojnë ta ndjekin ekipin e tyre të zemrës nga shkallët e stadiumit.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar