Europa League

Skënderbeu mbylli rrugëtimin në UEFA Europa League, ja si nisi gjithçka!

Skënderbeu mbylli rrugëtimin në UEFA Europa League, ja si nisi gjithçka!

Skënderbeu ka përfunduar rrugëtimin 6 mujor në UEFA Europa League, të cilin e nisi në muajin qershor kundër ekipit ta Sant Julia në turin e parë të Ligës së Europës. TeleSport sjell rrugëtimin e ekipit korçar këtë sezon, që ndoshta për bardhekuqtë është nga më të mirët në historinë e tij si klub futbolli. Ndeshjen e parë të luajtur ndaj Sant Julia, në Korçë, Skënderbeu e fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0, ndërsa ndeshjen e kthimit me goleadë me shifrat 0-5.

Këtu nisi gjithçka! Skënderbeu kaloi me sukses turin e parë të Europa League dhe në xhiron e dytë përballë ka skuadrën e Kairat Almaty. Sfidën e parë, të luajtur në transfertë, Skënderbeu barazoi në rezultatin 1-1, ndërsa në sfidën e dytë në Korçë fiton me rezultatin 2-0. Kalimi i dy tureve u jep motiv dhe shpresë Skënderbeut, të cilët besojnë se mund të shkojnë më tej.

Në raundin e tretë ekipi korçar përballë ka skuadrën Çeke të Mlada Boleslav, e cila do të jetë dhe pengesa e parë serioze për Skënderbeun. Ndeshjen e parë ekipi i drejtuar nga tekniku Ilir Daja e humb në transfertë me rezultatin 2-1, ndërsa në ndeshjen e kthimit në Elbasan, situata merr rrjedhë tjetër. Skënderbeu fiton me rezultatin 2-1 në kohën e rregull dhe ndeshja shkon në shtesë. 30-të minutat e shtesës nuk ndryshojnë asgjë. Penalltit janë vendimtare për të vendosur nëse Skënderbeu do të shkonte në “play-off” të Europa League apo do të skualifikohej.

Me një stadium të mbushur si rrallë herë për një klub, Orges Shehi gjuan i pari penalltinë si për të çliruar ekipin nga ngarkesa psikologjike. Kështu ndodh, pas Shehit, gjithçka shkon mirë, të gjitha gjuajtjet e Skënderbeut janë të sakta, ndërsa miqtë humbi dy penallti… Skënderbeu në delir kalon në “play-off-in” e Europa League. Shorti këtu nuk është shumë miqësor ndaj korçarëve. Përballë Skënderbeut është skuadra e Dinamo Zagrebit, një emër jo i pa njohur për shqiptarët. Dy sezone më parë, pikërisht kjo skuadër eleminonte Skënderebun nga UEFA Champions League, në fazën “play-off” të saj.

Gjithësesi, ai eleminim nuk ishte shumë i dhimbshëm pasi Skënderbeu kualifikiohet direkt në grupet e Europa League, një sukses historik. Por tashmë gjërat janë ndryshe, eleminimi nga “play-offi” i Europa League do të thotë fund i aventurës në Europë. Ndaj Skënderbeu ka mundësinë të marrë hak ndaj kroatëve. Kështu ndodh! Skënderbeu barazon ndeshjen e parë në Kroaci me rezultatin 1-1 ndërsa në “Elbasan Arena”, me mbështetjen e mbi 10 mijë shqiptarëve nga të gjitha trevat, Skënderbeu barazon 0-0, dhe sipas rregullores së UEFA-s, ekipi kualifikohet në fazën në grupe të Europa League.

Një sukses historik, për herë të dytë në historinë e futbollit shqiptar, Skënderbeu kualifikohet në finalet e një kompeticioni europian si Europa League. Pas hedhjes së shortit, Skënderbeu mëson kundërshtarët e Grupit B. Dinamo Kievit, Partizani Beogradit dhe Jang Bojs, janë tre skuadrat që Skënderbeu ka në grup. Ndeshjen e parë ekipi korçar e luan në transfertë ndaj Dinamos së Kievit, ku mundet me rezultatin 3-1. Më pas luan në Elbasan ndaj Jang Bojs ku barazon 1-1, edhe pse mundësitë për të fituar i kishte më të mëdha. Sifdën e radhës e ka sërisht në shtëpi.

Korçarët presin skuadrën serbe të Partizanit të Beogradit. Ndeshja dominohet në Skënderbeu por rezultati final është 0-0. Ndërsa në ndeshjen e kthimit korçarët munden me rezultatin 2-0, ndonëse domioni dhe në Beograd lojën. Dy ndeshjet e fundit janë ato ndaj Dinamos së Kievit në Elbasan, të cilën e fitojnë korçarët, ndërsa në përballjen me Jang Bojs përmbyllet dhe rrugëtimi i tyre në Europa League.

Ky rrugëtim është historik për ekipin dhe futbollin shqiptar, që tregon nga viti në vit se është duke u përmirësuar dhe pse jo po bëhet konkurues me vendet e Ballkanit. Skënderbeu ka treguar në të gjitha ndeshjet në Europë se luan i barabartë dhe nuk ka shfaqur për asnjë moment shenja inferioriteti. Tashmë Skënderbeut i mbetet të kalojë edhe një tur, të bëhet pjesë e grupeve të Champios League.

Më shumë nga Europa League