Kampionati Shqiptar

Skënderbeu, miqësore me rivalin e Bayern Munich në Champions

Skënderbeu vijon përgatitjet dimërore në Antalia, ku deri më tani ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore, të humbur 3-0 ndaj Bursaspor. Testi i radhës për juglindorët do të jetë ndaj ekipit të njohur turk, Besiktas, që do të zhvillohet më 12 janar, ora 15:00, në kompleksin “Antalya Gloria Sports Arena”. Besiktas mban vendin e 4-t, pas 17 javësh kampionat, në Superligën Turke, vetëm 6 pikë larg nga vendi i parë, ndoshta i kondicinuar edhe nga pjesëmarrja në grupet e “Champions League”, ku vlen të përmendet fakti se gjigandi turk kaloi në fazat me eliminim direkt dhe tashmë do të ndeshet me Bayern Munich, në 1/16 e këtij kompeticioni. Kjo nuk është hera e parë që Skënderbeu ndeshet me Besiktas. Kujtojmë që të dyja ekipet janë ballafaquar 2 herë në grupet e “Europa League”, sezoni 2015-2016, teksa në të dyja sfidat kanë dalë fitues turqit.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Kampionati Shqiptar