Kampionati Shqiptar

Skënderbeu “ndez motorrët”, sot prezantohet trajneri Ilir Daja

Skënderbeu “ndez motorrët”. Pas pothuajse 2 javësh pushim, ekipi kampion do të grumbullohet në rezidencën e përhershme, në Durrës, “Tropikal Resort”. Pasi të prezantohet për mediat, trajneri Ilir Daja, që zëvendëson italianin Andrea Agostinelli, do të marrë menjëherë drejtimin e kuqebardhëve. Në orën 14:00, stafi i ri teknik ka parashikuar të zhvillojë seancën e parë stërvitore për vitin 2017, ku Daja do të ketë mundësinë të njihet më nga afër me lojtarët.

skenderbeu-stervitje

Një seancë stërvitore është programuar edhe për datën 5 janar, ndërsa një ditë më vonë, kampionët do të udhëtojnë drejt Antalias, ku do të zhvillohet faza përgatitore, deri më 17 janar. Në këtë periudhë do të zhvillohen edhe 3 ndeshje miqësore.
08.01.2017: Bursaspor-Skënderbeu
13.01.2017: Fk Sumqayit-Skënderbeu
15.01.2017: Skënderbeu-Qarabag FK (ora 17:00)

15822670_1225720614132324_218909179967451905_n

Ndërrimi i trajnerëve – Pas dy fazave të para, drejtuesit e Skënderbeut kanë arritur të zgjidhin me mirëkuptim kontratën me teknikun italian, Andrea Agostinelli. Pavarësisht besimit që trajneri kishte nga drejtuesit, rezultatet e deritanishme nuk shkojnë përshtat me objektivat e klubit, ndaj i “është dhënë dora” Agostinellit. Në krye të pankinës korçare, sikurse thamë më lart, është zyrtarizuar trajneri Ilir Daja, prezantimi të cilit do të bëhet sot, më 4 janar, në orën 12:00, në rezidencën e kampionëve, “Tropikal Resort”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar