Connect with us

Futboll

Skënderbeu nis përgatitjet në Turqi, Lulaj largohet nga Laçi dhe bashkohet me korçarët

Kanë mjaftuar dy fazat e para të këtij sezoni që klubi korçar të ndërgjegjësohet për vlerat e futbollistit që ka në pronësi, Bruno Lulaj, por që gjysmën e parë të kampionatit e kaloi në radhët e skuadrës së Laçit. Kështu sikurse bën me dije vetë klubi i Skënderbeut, futbolliti është rikthyer në “shtëpi”. Ajo që ka mundësuar këtë ndryshim ka qenë paraqitja pozitive me fanellën e Laçit në dy fazat e para, që kanë bindur drejtuesit të kthejnë në ekip 21-vjeçarin.

Image may contain: 2 people, people standing

Skënderbeu ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore në Antalia të Turqisë, ku u bashkua edhe Lulaj.

Lulaj ka udhëtuar me grupin drejt Antalyas dhe sot ka zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja. Zyrtarët e klubit kampion në fuqi, duke publikuar disa foto, kanë njoftuar për seancën e parë stërvitore që skuadra korçare ka zhvilluar në Antalia, aty ku Skënderbeu ka vendosur kampingun dimëror, me stafin teknik dhe lojtarët që kanë gjetur kushtet ideale për zhvillimin e përgatitjeve.

Më shumë nga Futboll