Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu përmbys Flamurtarin për dy minuta dhe shkon në finale

Skënderbeu është kualifikuar për në finalen e Kupës së Shqipërisë dhe do të synojë ta fitojë për herë të parë këtë trofe kundër Laçit.

Korçarët vazhdojnë rrugën drejt “bis” të trofeve, pasi gjithashtu kryesojnë bindshëm Superligën Shqiptare, ku vetëm matematika i pengon të festojnë.

L'immagine può contenere: una o più persone, stadio, erba e spazio all'aperto

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja fitoi 2-0 në Vlorë kundër Flamurtari, duke përmbysur humbjen 1-0 që kishte pësuar në Korçë dy javë më parë.

Miqtë shënuan dy gola në harkun e dy minutave lojë, kur u mbush një orë lojë, duke shtangur vendasit, por gjithashtu duke treguar superioritetin ndaj tyre.

Ali Sowe dhe Bakary Nimaga, që të dy 23 vjeç, shënuan për Skënderbeu në stadiumin e Vlorës dhe tani “ujqërit e dëborës” do të ndeshen me Laçin në finalen që mbyll sezonin në Shqipëri.

L'immagine può contenere: 1 persona, con sorriso, sMS

L'immagine può contenere: 1 persona, meme e sMS

Laçi u kualifikua në saj të barazimit 1-1 në Kukës dhe prej rregullit të golave në transfertë, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur 0-0.

Laçi e ka fituar 2 herë këtë veprimtari, ndërsa Skënderbeu ka luajtur pesë finale, por pa e ngritur kurrë trofeun në qiell.

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë