Futboll

Skënderbeu, Shehi: “Fitorja ndaj Partizanit, me vlera të dyfishta”

Pas trofeut të Superkupës së Shqipërisë, skuadra e Skënderbeut e ka nisur në mënyrën më të mirë edhe kampionatin, pasi bashkë me trajnerin Orges Shehi ka debutuar me fitore ndaj Partizanit, me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Muzaka, nga pika e bardhë e penalltisë, në minutat shtesë të ndeshjes. Në përfundim të ndeshjes, ish-kapiteni dhe portieri i bardhekuqëve, tashmë në cilësinë e trajnerit të Skënderbeut, ka cilësuar këtë fitore ndaj Partizanit me vlera të dyfishta.

“Është një fitore me vlera, pasi luanim me një rival direkt. Fitroja merr vlera të dyfishta. Më vjen mirë që skuadra ruan ritmin e një jave më parë. Është kënaqësi të shoh djemtë kaq të karikuar dhe të uritur për fitore. Kemi punuar fort mbi kundërshtarin, madje edhe për ndryshimet që do të bënte. Pas ndryshimeve të bëra nga kundërshtari, bëmë edhe ne tonat. Deri para incidentit kemi patur një ritëm të lartë dominant ndaj kundërshtarit. Kam marrë masat që edhe më pas të vijonte në të njëjtin nivel, duke ia dalë pjesërisht”, u shpreh ndër të tjera tekniku Orges Shehi.

Më shumë nga Futboll