Futboll

Skënderbeu, Shehi: “Kishim studiuar Kukësin, rrezikuam të ndëshkoheshim”

Ka përjetuar periudhën më të vështirë në këto dy javë nën drejtimin e skuadrës së Skënderbeut, duke regjistruar një humbje dhe një barazim, por pikërisht në supersfidën më të vështirë, ndaj Kukësit, korçarët nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi janë rikthyer te suksesi, falë fitores 1-0, me gol të Gripshit, në të 17’.

“Është një fitore me vlerë sepse vjen në një moment të rëndësishëm, pas humbjes dhe barazimit. Një fitore që na jep optimizëm. Natyrisht që ekziston ligji i pashkruar i futbollit, që nëse nuk shënon mund të pësosh, por fatmirësisht nuk pësuam. Ekipi në përgjithësi ishte mirë dhe loja sikurse kishim punuar. Sa për penalltinë, mos prisni që unë të flas për vendimet e arbitrave, e kam thënë më parë.

“Natyrisht që studiojmë çdo kundërshtar, dhe jo më kot kemi bërë shumë ndryshime teknike taktike. Verifikojmë pikat e tyre të forta dhe ato të dobëta, me qëllim për t’i luftuar. U tërhoqem disi pjesën e dytë, mbase më shumë se duhet. Mund të ketë ndodhur edhe për shkak të lodhjes, pasi ekipi ushtroi shumë presion pjesën e parë. Ne objektiv kemi vetëm ndeshjen e radhës. Kjo është një maratonë me shumë skuadra, por gjithashtu edhe me shumë pretendentë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, optimist pas fitores 1-0 ndaj Kukësit rival direkt.

Më shumë nga Futboll