Futboll

Skënderbeu, Shehi: “Skënderbeu nuk vdes kollaj!”

Ka marrë drejtimin e skuadrës në kushte emergjente, në atë që është misioni i tij i parë në roline trajnerit, por fillimi ka qënë si në ëndrra për ish-portierin dhe kapitenin e Skënderbeut, tashmë në rolin e teknikut të bardhekuqëve. Falë fitores 3-2 në “Selman Stërmasi”, skuadra korçare ka ngritur mbrëmjen e të dielës trofeun e parë sezonal, me Shehin që tashmë feston debutimin e tij me fitore dhe një Superkupë Shqipërie.

“E kishim vlerësuar të gjithë këtë ndeshje, sepse sikurse kemi thënë më parë, është trofe. E nisim aty ku e lamë. Sezonin e mbyllëm me Kupën e Shqipërisë, ndërsa këtë sezon të ri e nisim me Superkupën e Shqipërisë. Djemtë treguan se Skënderbeu nuk vdes kollaj. Sigurisht që përgatitja e kësaj ndeshje nuk ishte pa vështirësi. Vetëm një muaj më parë ndodhesha në fushë, ndërsa tani trajner. Kam ende shumë rrugë për të bërë, por ndihmësit e mi e bëjnë gjithçka shumë më të thjeshtë. Shumë futbollistë të rinj të skuadrës që kanë patur pak minuta në këmbë, do të kenë besimin tim”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi.

Më shumë nga Futboll