Kategoria Superiore

Skënderbeu shpëton në fund, Flamurtari-Kamza mbyllet 2-2

Java e 25-të e kampionatit shqiptar të futbollit është mbyllur me dy ndeshjet e orës 17:00, Teuta-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kamza.

Teuta-Skënderbeu

Goli i parë është realizuar në minutën e 47-të nga Hila, i cili është treguar i skatë nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit kanë ruajtur avantazhin deri në minutat e fundit dhe kur mendohej se durraskët do të merrnin tri pikët ka ardhur goli i James në minutën e 92-të që i ka shpëtuar skuadrën e Ilir Dajës nga humbja. Korçarët, pas këtij rezultati, kanë thelluar me 15 pikë avantazhin ndaj Kukësit të vendit të dytë, ndërsa Teuta mbetet në vendin e parafundit me 23 pikë.

Flamurtari-Kamz

Ka qenë më emocionuese ndeshja e zhvilluar në Vlorë mes Flamurtarit dhe Kamzës, e cila ka pasur gola, penallti dhe kartonë të kuq. Takimi është zhbllokuar në minutën e 27-të nga miqtë, të cilët kanë kaluar në avantazh me një penallti të Racic. Reagimi i kuqezinjve ka ardhur në pjesën e dytë me Sidibe, që ka barazuar në të 73-ën, por Plaku është kundërpërgjigjur 3 minuta më vonë për miqtë duke përfituar menjëherë nga superioriteti numerik pas kartonit të kuq të marrë nga Bicaj. Shtatë minuta para fundit ka ardhur edhe goli i katërt i ndeshjes që është shënuar nga lojtari i Flamurtarit Juffo me penallti, i cili ka fiksuar shifrat në 2-2.

Më shumë nga Kategoria Superiore