Kampionati Shqiptar

Skënderbeu shton miqësoret turke, e mbyll ndaj FC Aktobe

Skënderbeu ka sot ditën e 7-të të përgatitjeve dimërore në Antalia, ndërkohë që me kërkesë të stafit teknik, duke marrë parasysh faktin që kthimi në Shqipëri u shty për datën 19 janar, drejtuesit e klubit kanë programuar edhe një test tjetër miqësor. FC Aktobe nga Kazakistani do të jetë rivali i 4-t i kuqebardhëve në Turqi. Takimi është programuar të zhvillohet në datën 18 janar, ora 15:00 (sipas orës shqiptare) në “Titanic Kundu Stadium”. Kjo miqësore është mjaft e vlefshme për stafit teknik, i cili do të ketë mundësinë të zhvillojë një test final, 24 orë përpara rikthimit në Shqipëri. Aktobe e mbylli sezonin e kaluar në vendin e 9-të të Superligës Kazake, ndërkohë që po zhvillon në Antalia fazën përgatitore për sezonin e ri.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar