Kupa e Shqipërisë

Skënderbeu thyen mallkimin dhe kompleton dopietën

Pas pesë tentativave të dështuara, KF Skënderbeu më në fund ka fituar një finale të Kupës së Shqipërisë. Ishte një paraqitje dominuese e kampionëve të Shqipërisë në “Elbasan Arena” ndaj një Laçi që u mundua me të gjitha forcat, por diferenca në kualitet bëri ndryshimin. Në minutat e para kishte vetëm një ekip në fushë, dhe ata ishin korçarët që arritën të krijonin shumë mundësi për gol por pa sukses.

 

Por me kalimin e minutave Laçi rrit rendimentin duke krijuar disa aksione të rrezikshme, por prapavija e Skënderbeut ishte solide. Pas pushimit situata nuk ndryshoi, por duhej pritur minuta e 67’ që më në fund të zhbllokohej rezultati. Tre minuta më parë arbitri Hamiti akordon një penallti të dyshimtë për korçarët pasi Gjoni bën një ndërhyrje në limitet e zonës ndaj James.

Lilaj gol penallti on Vidnews.

Në fillim u duk sikur arbitri do ta jepte vetëm një goditje dënimi, por pas konsultimit me anësorin ai akordon një njëmbëdhjetëmetërsh që shndërrohet në gol nga Lilaj. Laçi mundohet të kundërpërgjigjet por nuk arrin të krijojë mundësi të pastra shënimi përveç golit të anuluar në fund të takimit pas pozicionit jashtë loje. Skënderbeu fiton me meritë kupën.

Më shumë nga Kupa e Shqipërisë