• Skënderbeu vendos transport falas për tifozët, “Ujqërit” i kanë biletat e paguara

    Publikuar: 20 May 12:13

    Klubi i Skënderbeut ka vendosur autobus falas për “finalen” me Kukësin që do të luhet të shtunën në orën 17:30 në “Zeqir Ymeri”. Kryesia e grupimit kryesor të tifozëve “Ujqërit e Dëborës” kanë marrë përsipër të paguajnë biletat për të gjithë anëtarët e grupit, teksa tifozët e thjeshtë do të kenë të paguar vetëm udhëtimin me autobus. Skënderbeut i duhet vetëm fitorja në “finalen” me Kukësin për të shpresuar te titulli, ndërsa vendasit luajnë për dy rezultate në takimin e javës së 35-të.

    Image result for tifozat e skenderbeut

    “Dëshirojmë t’iu njoftojmë se klubi ka vendosur transport falas për tifozët që dëshirojnë të udhëtojnë nesër drejt Kukësit. Ujqërit mblidhen në orën 08:30 para stadiumit, për t’u nisur drejt Kukësit. Gjithashtu ju informojmë se pas një mbledhje, tifogrupi “Ujqërit e Dëborës” kanë marrë përsipër të paguajë biletat për të gjithë antarët që do t’i bashkohen transfertës. Bëjmë thirrje për pjesëmarrje masive. Bashkë ia dalim, bashkë më të fortë!”, thuhet në deklaratën e klubit korçar.


    Lexo postimet e tjera