Kampionati Shqiptar

Skënderbeut i bashkohet sulmuesi brazilian, Robinho Mota

Skënderbeu ka mbyllur ditën e 6-të të përgatitjeve për sezonin e ri, që po i zhvillon në Korçë për momentin. Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi dhe stafit teknik, kampionët e vendit në fuqi zhvilluan dy seanca stërvitore të martën, duke rritur ndjeshëm intesitetin në aspektin fizik.

Vlen të përmendet fakti se me ekipin korçar, gjatë seancës stërvitore të pasdites së djeshme, u bashkua edhe sulmuesi brazilian Robinho Mota, që do të jetë pjesë e Skënderbeut në vazhdim, si përforcim për repartin e përparmë, ku janë larguar Xhejms dhe Soue, dy goleadorët e sezonit të kaluar.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar