Seria A

Skriniar: Spalleti më ka mbështetur, ndërsa Montella

Milan Skriniar, mbrojtësi që Inter ka blerë këtë verë nga Sampdoria, është një nga më të mirët e skuadrës së Spalletti-t. Ai ka dhënë një intervistë për Inter TV, ku ka thënë: “Pseudonimi? Më quajnë Skrigno, kështu më thërrisnin edhe tek ish-skuadra. Ndihem mirë me të gjithë, nuk kam probleme me asnjeri. Shumë tifozë më kanë kërkuar të ndryshoj emrin. Më thonë se jam i fortë, por se duhet të ndryshoj emrin. Nuk mundem”.

Objektivi – “Inter duhet të shkojë në Champions. Shpresoj që këtë vit t’ia dalim. Më pëlqen kur lojtarët e mëdhenj me bëjnë komplimente. Falënderoj Materazzi-n për fjalët e bukura (“Skrinia është një lojtar i madh”)”.

Spalletti – Më ka besuar që në fillim, nga stërvitja e parë. Ka qenë shumë i rëndësishëm për mua. Giampaolo-Spalletti? Spalletti ka drejtuar më shumë skuadra dhe ke luajtur gjithmonë në Champions ose për vendet e para. Giampaolo mund të përmirësohet akoma, mua më ka ndihmuar shumë. Me Montella-n nuk kam luajtur shumë dhe Giampaolo ka qenë ai që më ka mësuar futbollin italian”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A