Çiklizëm

Skuadra e BMC fiton kronometrin, belgu Van Avermaet lideri i ri i Turit të Francës

Është zhvilluar sotnë qytetin e Cholet etapa e tretë e Turit të Francës në çiklizëm, një kronometër ekipor, e cila u fitua nga skuadra e BMC, që pëshkoi distancën prej 35.5km në kohën 38’46”. Çiklisti i kësaj skuadre, belgu Greg Van Avermaet është lideri i ri i Turit të Francës, që këtë vit zhvillon edicionin e 105-të, turneu më i rëndësishëm në botë në sportin e biçikletës. Një paraqitje e mirë e skuadrës së BMC që la pas rivalët e saj, ndërkohë që Van Avermaet mban të veshur fanellën e verdhë të kryesuesit e turneut.

Kjo etapë e kronometrit kryesor edhe për shkak të terrenit të saj, me disa malore të vogla por edhe me disheza të shpejta, ishte konsideruar si e besdisshme për çiklistët, që duhej të ishin të kujdesshëm. Çiklistët pretendentë për titull ende nuk kanë dalë në “skenë”, duke ruajtur forcat për etapat malore, ku dhe do të shkarkojnë të gjitha bateritë. Ndaj, për momentin, në 10 vendet e para janë emra jo fort të njohur. Nesër zhvillohet etapa e 4-t.

Më shumë nga Çiklizëm