Kombëtarja

Skuadra e Seria A merr Gjimshitin, pranë edhe Memushaj

Drejtuesit vazhdojnë lëvizjet në merkato për të forcuar “trëndafilat”. Më aktivja është klubi italian i promovuar rishtazi në Seria A, Benevento. Në radarët e debutuesve italianë janë edhe dy futbollistë të kombëtares shqiptare, që sezonin e kaluar e mbyllën në Itali. Fjala është për huazim, fillimisht, me të drejtën e blerjes së plotë të Berat Gjimshitit, në pronësi të Atalanta, i cili pritet të nënshkruajë sot. Po ashtu, po negociohet me Ledian Memushaj, fillimisht me Pescara, ku ka qenë vlonjati kuqezi, por që nuk pranon të luajë në Seria B. Këto janë informacionet më të fundit që vijnë nga mediat italiane, referuar merkatos që po zien në këtë vend, në të cilën janë të ngërthyer edhe lojtarët shqiptarë.

Më shumë nga Kombëtarja