Futboll

Skuadra e Serie A zgjedh Walter Zenga si trajner…

Skuadra e Serie A zgjedh Walter Zenga si trajner…

Crotone ka gjetur trajnerin e ri, pas dorëheqjes së dhënë nga Nicola, ai do të jetë Walter Zenga. Skuadra kalabreze ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish-portierin që për herë të fundit kishte punuar në Itali në vitin 2015, kur zgjati vetëm dy muaj aventura e tij te Sampdoria, i zëvendësuar nga Montella, pas eliminimit nga Vojvodina në Europa League.

Image result for walter zenga

Përvoja e fundit e Zenga si trajner daton në vitin 2016 kur u ul në stolin e Wolverhampton. Nicola dha dorëheqjen pas humbjes 0-3 me Udinese në shtëpi me pretendimin se presidenti kishte hyrë në dhomat e zhveshjes në pushim duke thënë fjalë të patolerueshme prej tij. Crotone është në vendin e pestë nga fundi në Serie A dhe ka si objektiv mbijetesën mes më të mirave.

Më shumë nga Futboll