Bayern Munich, €165 mln për zëvendësimin e “Robbery”

12 Korrik 2019
22:50
back button

Gjiganti gjerman, Bayern Munich raportohet se është pranë finalizimit të blerjes së bujshme verore, me dyshen e yjeve nga Premier League dhe Ligue 1. Referuar “TuttoMercato”, pritet të nënshkruajë kontratat me yllin e Lille, Nicolas Pepe dhe atë të Manchester City, Leroy Sane.

Sipas të njëjtave burime, për të konkretizuar blerjen e Pepe është e domosdoshme shuma prej €75 milionë, ndërsa për gjermanin e Manchester City, gjiganti gjerman do të duhet të paguajë jo pak, por €90 milionë.

Bayern ka identifikuar Sane si objektivit kryesor të kësaj vere, ndonëse raportimet sugjeronin se vetë sulmuesi ishte i vendosur të vijojë qëndrimin e tij te City. Nga ana tjetër, gazetari i Bayern, Christian Falk ka zbuluar së fundmi se hierarkia e klubit gjerman është ende besimplotë se do të realizojë transferimin e yllit të Gjermanisë në “Allianz Arena”.

Sane është imponuar si një nga anësorët më të talentuar në botë, falë paraqitjeve mbresëlënëse me City. Gjithsesi, 23-vjeçari ka hasur vështirësi për të fituar pozitat e titullarit në skuadrë e Pep Guardiolas, për shkak të konkurencës me superyjet, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.

Në frontin tjetër, atë të “Pepe”, Bayern do të siguronte seriozisht një futbollist të talentuar, me sulmuesin nga Bregu i Fildishtë që ka merituar titullin si një prej sulmuesve më të mirë në kampionatin francez. Aq sa për të tërhequr mbi vete interesimin e disa prej klubeve më elitare në Europë. Dy blerje këto që do të mbushnin boshllëkun e lënë te Bayern Munich pas largimit të Robben dhe Ribery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit