Borussia Dortmund, 26 milionë euro humbje pas gjysmës së sezonit

9 Shkurt 2021
16:18
Denis Hakanaj
back button

Bota vazhdon të vuajë për shkak të coronavirus. Edhe futbolli ka qenë i detyruar të bëjë llogaritë me pasojat e pandemisë.

Gjermania Kicker ka analizuar situatën e Borussia Dortmund, që ka humbur 26 milionë euro në gjysmë sezoni për shkak të pandemisë.

Mungesa e shitjes së biletave për ndeshjet në shtëpi, bashkuar me një rënie të shitjes së produkteve të klubit, plus ushqimi dhe pijet që shiteshin gjatë ndeshjeve, duket se kanë sjellë këtë situatë të vështirë.

Më specifikisht të ardhurat nga ndeshjet kanë rënë nga 22.6 milionë euro në 0.6 milionë euro; atë të marketingut televiziv nga 113.1 milionë në 98.7 milionë dhe ato në lidhje me shfaqje të tjera nga 29.2 milionë në 5.3 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit