Janë luajtur takimer e javës së dytë të Ligës Unike në basketboll për meshkuj. Skuadra kosovare e Golden Eagle Ylli dhe ajo shqiptare e Kamza Basket janë të vetmet që kanë nga 4 pikë të plota, duke fituar edhe në përballjet e radhës.
Kamza mundi 82-72 Vllazninë, ndërsa Ylli trumfoi në sekondat e fundit 93-92 ndaj Pejës. Fitoren e parë në këtë turne korri Teuta, që mposhti 123-103 Rahovecin në Kosovë. Pdërsa Prizreni triumfoi në kryeqytet ndaj Tiranës me shifrat 93-81.
Ndeshjet e javës së tretë të Ligës Unike për meshkuj do të luhen më datat 6-7 nëntor.
Liga Unike – Meshkuj, java e dytë
Rahoveci – Teuta, 103-123
Golden Eagle Ylli – Peja, 93-92
Kamza Basket – Vllaznia, 82-72
Tirana – Prizreni, 81-93
Renditja: Golden Eagle Ylli 4 pikë, Kamza Basket 4 pikë, Peja 3 pikë, Tirana 3 pikë, Teuta 3 pikë, Prizreni 3 pikë, Rahoveci 2 pikë, Vllaznia 2 pikë.