PARIS SG PA FRENA! Pas Wijnaldum dhe Donnarumma, sheiku pranë goditjeve “Hakimi” dhe “Ramos”. Detajet ekonomike

22 Qershor 2021
23:30
Telesport
back button

Një pikë kthese në të ardhmen e Sergio Ramos, sipas lajmeve që vijnë në këto minuta nga Spanja.

Disa ditë më parë El Chiringuito hodhi një bombë të vërtetë: lojtari do të kishte biseduar me Milanin.

Siç është theksuar në disa raste, ishte një operacion praktikisht i pamundur në treg. Mbrojtësi ka një marrëdhënie të veçantë me Paolo Maldini dhe kjo është e sigurt, por kërkesat ekonomike janë me të vërtetë shumë të larta.

E pamundur për një Milan që, siç demonstrohet me Donnarumma dhe Calhanoglu, nuk do të bëjë ndonjë operacion të këtij lloji.

Ndërkohë, megjithatë, ish-kapiteni i Real Madrid është ende në merkato dhe është i lirë. Pas 16 vitesh, në fakt, ai nuk ka rinovuar me Blancos dhe po kërkon një klub të ri.

I cili duhet të jetë Paris Saint-Germain. Siç raportohet në Spanjë, mbrojtësi pritet të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare për 15 milion euro në sezon së shpejti.

Ai iua ka thënë këtë edhe ish-shokëve të ekipit.

Një tjetër operacion i bujshëm nga kompania pariziene. E cila, vetëm këtë muaj, tashmë ka afruar Ëijnaldum (10 milion euro paga) dhe Donnarumma (10 milion plus bonuse).

Dhe, në afat të shkurtër,  mund të mbyllë negociatat me Interin për blerjen e Achraf Hakimit për 75 milion euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit