Portugali, arbitri mbyll karrierën pas 20 vitesh dhe shpërthen në lot (video)

21 Korrik 2020
17:56
Denis Hakanaj
back button

Quhet Carlos Xistra dhe është një nga pikat e referimit në kampionatin portugez të futbollit.

Nuk është një futbollist, por një arbitër që prej 20 vitesh drejton ndeshjet e kompeticioneve kryesore luzitane. Në karrierë ka drejtuar plot 1116 takime.

Ndeshja e tij e fundit ka qenë ajo mes Porto-s dhe Moreirense-s, e përfunduar me një fitore 6-1 nga bardheblutë.

Në fundin e ndeshjes, Xistra ka hequr uniformën e tij, e ka mbajtur në dorë dhe ka shpërthyer në lot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit