Çiklizëm

Slloveni Roglic shkruan emrin në Turin e Francës, Froome mbron kreun

Çiklisti slloven Primoz Roglic ka fituar sot etapën e 17-të të Turit të Francës, La Murre-Chevalier, 183km e gjatë, një etapë me disa malore të shkallës së parë, duke e bërë mjaft të vështirë sfidën e garuesve. Roglic mbërriti në finish pas 5h07’41” dhe pas një shkëputje të gjatë, duke garuar thuajse i vetëm në shumicën e kohës. Ai ka hyrë në histori si çiklisti i parë slloven që fiton në Turin e Francës. Në vendin e dytë u rendit Rigoberto Uran, që mbërriti në finish së bashku me Chris Froome (i treti), Romain Bardet dhe Warren Barguil pas 1’13 sekondash nga fituesi.

Alberto Contador gjate Turit

Ai që zhgënjeu në etapën e sotme ishte italiani Fabio Aru, që nuk ruajti dot ritmin e më të të mirëve, duke humbur 31 sekonda karshi Froome dhe ndërlikon pozitat e tij në klasifikimin e përgjithshëm. Britaniku Froome vazhdon të jetë lider i turneut dhe mban të veshur fanellën e verdhë të kryesuesit, duke patur edhe 27 sekonda epërsi karshi dyshes Uran-Bardet, ndërsa Aru zbret në vendin e katërt, me 53 sekonda vonesë ndaj Froome. Edhe etapa e nesërme është me disa malore të vështira, çka mund të sjellë të tjera surpriza gjatë Turit të Francës.

Chris Froome me fanellen e verdhe

Më shumë nga Çiklizëm