Connect with us

Futboll

S’luan prej tri ndeshjesh, Rakitic drejt Anglisë?

S’ka më dashuri!

Martesa e mesfushorit Ivan Rakitic me Barcelonën është drejt divorcit. Kroati ka tri ndeshje që nuk luan në La Liga, që pas klasikes me Real Madridin. Lajmi për largimin e tij nga “Camp Nou” u bë thuajse legjitim për mediet pas vendimit që trajneri Luis Enrique mori dje, duke e lënë lojtarin e tij jashtë listës së skuadrës për ndeshjen me Villarreal-in. I blerë nga Sevilla për 18 milionë euro, 28-vjeçari tashmë është i padëshiruar në Barcelonë.

Sipas asaj që zbulojnë mediet spanjolle dhe jo vetëm, Rakitic është një hap drejt transferimit te Manchester City. Sigurisht, kjo nuk pritet të ndodhë që në janar, sepse Barcelona nuk mund të jetë e papërgjegjshme në merkato duke rrezikuar me një pozicion kaq delikat si mesfusha, por muaji maj do të jetë me siguri i fundit për kroatin. Trajneri Pep Guardiola e pëlqen shumë atë, por thuhet se edhe disa skuadra të tjera kanë shprehur interesim.

 

Më shumë nga Futboll