Gossip

Slutsky, trajner falë maces së bllokuar në pemë: “Atë ditë një vajzë…”

Një mace e bllokuar në një pemë dhe një vajzë që troket te një derë për të kërkuar ndihmë. Kështu fillon historia që Leonid Slutsky, trajneri i Hull City, ka rrëfyer për “Daily Mail”: “Jam shumë i sjellshëm, nuk mund t’i thoja jo”, ka thënë trajneri që në atë kohë, në 1989-ën, ishte 18 vjecc dhe luante si portier te një ekip i kategorisë së dytë të futbollit rus. Më pas ka ardhur rënia nga pema dhe “gjuri im është shkërmoqur, si të ishte prej xhami”.

Tre muaj të kaluar në një spital sovjetik, tre muaj duke reflektuar, sepse Slutsky e dinte se nuk do të mund të luante dot më. Atëherë, çfarë të bënte? “Kam mbijetuar dhe kam ndryshuar planet e mia. Kështu, atë ditë ka vdekur një futbollist, por ka lindur një trajner. Kam vendosur të studioja për t’u bërë trajner. Një vendim tronditës për mamanë time. Më tha se mund të bëhesha gjithçka, një avokat, një gazetar, por jo një trajner! Kemi pasur shumë diskutime, por në fund kam fituar unë”.

Më shumë nga Gossip