UFC

Smith shkatërron legjendën Shogun pas 89 sekondave

Ishte hera e dytë që UFC zhvillonte një eveniment në Hamburg të Gjermanisë. Ndeshjet spektakolare të kafazit janë parë nga rreth 10,000 tifozë në Barclaycard Arena.

Atyre u është servirur menuja e përhershme e UFC, gjak, djersë dhe lot. Për të parën herë, pesë gjermanë janë ndeshur në një UFC Fight Night.

Ndeshja e fundit e evenimentit ishte ajo mes Muricio Shogun Rua ndaj Anthony “Lionheart” Smith, dhe ajo zgjati vetëm 89 sekonda.

Amerikani ka mposhtur me nokaut të hidhur pas një bërryli në fytyrë legjendën braziliane duke i dhënë mbylljen e përsosur mbrëmjes gjermane të UFC.

Më shumë nga UFC