Kategoria e Parë

S’ndalet Kastrioti, merr Muçën dhe portierin Giljen

Kastrioti është skuadra që po “bën ligjin” në merkaton e skuadrave të Kategorisë së Parë. Krutanët po përforcohen përditë, madje me emra të spikatur. Vetëm të enjten, drejtuesit e klubit në fjalë kanë firmosur me tre lojtarë. Pas sulmuesit shkodran, Jasmin Rraboshta, kanë arritur marrëveshje edhe Erxhan Muça, ish-kapiteni i Dinamos.

Kastrioti është skuadra që po “bën ligjin” në merkaton e skuadrave të Kategorisë së Parë. Krutanët po përforcohen përditë, madje me emra të spikatur. Vetëm të enjten, drejtuesit e klubit në fjalë kanë firmosur me tre lojtarë. Pas sulmuesit shkodran, Jasmin Rraboshta, ka arritur marrëveshje edhe Erxhan Muça, ish-kapiteni i Dinamos.

Kastrioti ka bërë të vetin edhe portierin e Tërbunit, Vladan Giljen, i cili gjatë sezonit të kaluar mbrojti portën pukjane dhe u ngjit me këtë skuadër në Superiore. Si duket, trajneri Elvis Plori po rrëmben elementët më të mirë që ka pasur te Tërbuni, me synimin për të bërë të njëjtën gjë me Kastriotin, për ta rikthyer atë në elitën e futbollit shqiptar.

[total-poll id=39495]

Më shumë nga Kategoria e Parë