Europa League

Sociedad vendos rekordin në Europa League, fitorja më e thellë jashtë fushe…

Sociedad vendos rekordin në Europa League, fitorja më e thellë jashtë fushe…

Real Sociedad ka arritur fitoren më të thellë jashtë fushe në historinë e fazës me grupe të Europa League, pasi mposhti 6-0 Vardarin në Shkup dhe gjithashtu ka barazuar fitoren më të thellë të kësaj veprimtarie, me gjashtë gola diferencë. Vetëm katër skuadra kanë fituar me gjashtë gola diferencë në Europa League, më i freskëti ishte suksesi i Lyon në sezonin e kaluar, 7-1 ndaj Alkmaar.

Fitoret më të thella në Europa League…

7-1: Lyon – AZ Alkmaar (2016/17)

0-6: Vardar – Real Sociedad (2017/18)

6-0: Steaua – Aalborg (2014/15)

6-0: Valencia – Rapid Vjenë (2015/16)

Willian Jose shënoi katër nga gjashtë golat e Sociedad në Shkup duke u bërë futbollisti i tretë në historinë e Europa League që shënon “poker” në një ndeshje. Rekordi mbahet nga Aritz Aduriz, i vetmi që ka shënuar pesë gola, në ndeshjen e edicionit të kaluar, kur Atletico fitoi 5-3 ndaj Genk. Dy të tjerët që kishin shënuar katër gola si Jose  Radamel Falcao (2010/11) dhe Edinson Cavani (2012/13)

Më shumë nga Europa League