Kombëtarja

Sokol Cikalleshi “trondit” Turqinë, dopietë me Osmanlispor

Në javën e 21-të të Superligës Turke, në ndeshjen Göztepe-Osmanlıspor, e cila është mbyllur në barazimin 3-3, ka shënuar dy gola sulmuesi i kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi. Kavajasi ka ardhur nga stoli në këtë përplasje, por ia ka dalë të prekë rrjetën e portës kundërshtare dy herë, në 59’ dhe 90+5’. Në rastin e fundit, Cikalleshi ka realizuar nga pika e bardhë, duke “vulosur” barazimin dhe një pikë për të tijtë në këtë transfertë. Me këtë dopietë, kavajasi ngjitet në kuotën e 4 golave me Osmanlıspor, skuadër me të cilën ka luajtur 668 minuta. Kujtojmë se në kampionatin turk, 27-vjeçari ka luajtur edhe me dy skuadra të tjera, Istanbul Başakşehir dhe Akhisarspor.

Më shumë nga Kombëtarja