Champions League

Solari ka startin më të mirë te Real Madridi, që nga viti 1957

Santiago Solari i ka dhënë drejtimin e duhur anijes së Real Madridit. Ai e ka nisur mbarë misionin si trajner i përkohshëm i “Los Blancos”, duke marrë një fitore 5-0 në Champions, kundër Viktoria Plzen, të mërkurën.

Pas startit me fitore 4-0 ndaj Melilla, në Kupën e Mbretit, Solari e pa skuadrën e tij të triumfonte 2-0 edhe ndaj Valladolidit në kampionat, para se të bënte “manita” në Plzen. Ky është ndër fillimet më të mira të një trajneri në historinë e klubit galaktik.

Në fakt, i fundit ishte Luis Carniglia, në vitin 1957, si trajner i Real Madridit, që e ka filluar detyrën e tij me tri ndeshje pa pësuar gol dhe tri fitore radhazi. Sigurisht, konkurrenca nuk ka qenë e nivelit më të lartë atëherë, e krahasueshme me epokën e Solarit, apo kohën e kufizuar të këtij të fundit për t’i ndryshuar gjërat.

Në fakt, fitorja 5-0 kundër Viktoria Plzen është më e madhja e arritur ndonjëherë nga një skuadër spanjolle larg fushe, kundër një kundërshtari çek, në garat europiane. Natyrisht, Solari nuk e ka bërë gjithçka vetë. Karim Benzema ka qenë në formë të mirë nën drejtimin e trajnerit të ri, duke shënuar dy gola e rrumbullakosur shifrën e 200 golave në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Veç kësaj, i riu Vinicius Junior po konfirmohet në ekipin e parë, me lojërat e tij të spikatura. “Adoleshenti” shënoi gol në fitoren kundër Valladolidit dhe dha një asist në ndeshjen e së mërkurës. Ai u bë lojtari i dytë, i lindur pas vitit 2000, që regjistron një asist në Ligën e Kampionëve, pas Jadon Sancho të Borussia Dortmundit.

Më shumë nga Champions League