Futboll

Sot 5 vite më parë Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e karrierës

Sot pesë vite më parë tifozët e Anglisë ishin duke kënduar “Ti je një Andy Carroll m**i” drejt Zlatan Ibrahimovic. Suedezi iu kundërpërgjigj duke shënuar një tripletë brenda 15 minutave ku përfshihet edhe goli më i bukur që mund të ketë shënuar ndonjëherë.

Ishte 14 nëntori i 2012 kur Anglia luajti ndaj Suedisë në miqësoren që hapi dyert e stadiumit të ri. Ndeshja ishte e fortë dhe golat nuk munguan. Zlatan shënoi golin e parë por golat e Welbeck dhe Caulker përmbysën gjithçka.

Por më e bukura nuk kishte ardhur akoma. Ibrahimovic shënoi një gol fantastik me roveshiatë pranë vijës anësore. Ishte një magji e paparë ndonjëherë. Njerëzit e kanë cilësuar si golin më të bukur të shekullit.

Dhe sot, pesë vite më pas, thashethemet sugjerojnë se Zlatan mund të rikthehet në kombëtaren suedeze. Një ditë pas kualifikimit historik, ai ka postuar në Twitter shprehjen: “Ne jemi Zweden.”

Më shumë nga Futboll