Boks

Sot revanshi Ward-Kovalev për titullin, amerikani: Do të heq çdo dyshim

7 muaj pas duelit të parë mes tyre, boksieri amerikan Andre Ward do të mbrojë për herë të parë titujt kampionë bote të peshës super të mesme (light-heavyëeight)  ndaj rusit Sergey Kovalev, në një revansh të shumëpritur, që zhvillohet pas mesnate në Nevada. Ward e fitoi duelin e parë ndaj Kovalev, të zhvilluar në nëntor të vitit të kaluar me vendim unanim të gjyqtarëve, por menjëherë u vendos që dy boksierët të ngjiteshin sërish në ring për revanshin.

Ja reagimi i rusit Kovalev pas humbjes 

Sfida është e vlefshme për titujt kampione bote në kategoritë WBA, IBF dhe WBO, që aktualisht mbahen nga Ward. Por Kovalev ka shansin të rimarrë titujt që i kishte deri nëntor të vitit të kaluar, kur dhe pësoi humbjen e parë në karrierën e tij (30 fitore, 1 humbje e 1 barazim). Ndërsa amerikani është ende i pamposhtur në ring, me 31 fitore e asnjë humbje. Dje boksierët kanë kryer peshimet dhe kanë rezultuar brenda normave të lejuara.

Boksieri amerikan Andre Ward

Jam gati për këtë revansh, për t’i hequr Kovalev dhe gjithë të tjerëve dyshimet që kanë për fitoren e parë. Të gjithë ata që nuk janë të bindur për fitoren time do ta shohin sot se unë do të fitoj sërish”, u shpreh amerikani Andre Ward. Ndërsa rusi Kovalev u shpreh i bindur se do të rimarrë titujt. “E di që do t’i marr titujt pas. Unë isha bosh brenda meje në duelin e parë. Për atë, isha sikur unë dueloja ndaj një thesi me rërë, por tani është ndryshe”, tha boksier rus.

7 muaj me pare triumfonte Andre Ward ndaj rivalit rus

Më shumë nga Boks