UFC

Sot UFC-224, Nunes: Dua të shkruaj historinë në divizionin tim

Sot në mbrëmje, në Rio de Zhaneiro të Brazilit do të zhvillohet eventi i UFC-224 në artet marciale mikse, ku sfida kryesore është ajo mes brazilianes Amanda Nunes dhe amerikanes Raquel Pennington. Nunes (15 fitore e 4 humbje në UFC) do të mbrojë titullin kampion bote të peshës “bantamweight” (pesha gjel) para fansave të saj për herë të parë, ndërkohë që përballë do të ketë një rivale të fortë si Pennington (9 fitore e 5 humbje në UFC), ndaj dhe sfida parashikohet e bukur. Gjithsesi, sportistja braziliane konsiderohet favorite në këtë përballje, pasi amerikania nuk duelon prej 18 muajsh.

Është gjithnjë fantastike kur përballesh në shtëpinë tënde dhe pasi bie gongu ndjen gjithë publikun që brohoret për ty. Këta njerëz më bëjnë të lumtur dhe karikojnë për këtë sfidë të veçantë. Dua të shkruaj historinë dhe të eci sa më shumë përpara në këtë peshë, në divizionin tim, ndaj nuk do të zhgënjej ndaj Pennington. Ky është momenti që e kam pritur të dueloj me titullin kampion para fansave të mi, në vendlindjen time”, u shpreh Amanda Nunes, që i ka fituar 6 duelet e fundit në UFC, por në përballjen fundit ndaj Shevchenko fitoi me vendim jo-unanim të gjyqtarëve, shtatorin e kaluar.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga UFC