Futboll

Southampton kontakton ish-trajnerin e AC Milan…

Southampton kontakton ish-trajnerin e AC Milan…

Ashtu si raporton faqja italiane në internet “SportItalia”, bordi drejtues i Southampton, ka kontaktuar ish-trajnerin e AC Milan, Fiorentina dhe Torino, Sinisa Mihajlovic, për t’i propozuar postin e trajnerit, që ka mbetur vakant pas shkarkimit të Mauricio Pellegrino, mbrëmjen e kaluar. 46-vjeçari argjentinas u shkarkua nga “shenjtorët” pasi mori vetëm 28 pikë në 30 ndeshjet e Premier League, duke e lënë këtë ekip në luftën për “mbijetesë”, krejtësisht larg paraqitjeve të sezonit të kaluar, kur u rendit në vendin e tetë me trajnerin francez Claude Puel në stol.

Image result for mihajlovic

Në 24 orët e fundit kanë qarkulluar disa emra si zëvendësuesit e mundshëm të Pellegrino, mes të cilëve ish-trajneri i Stoke City, Mark Hughes dhe Marco Silva i Watford, por flitet se objektivi kryesor i Southampton është Sinisa Mihajlovic. Ish-mesfushori i Inter dhe Lazio ka drejtuar shtatë skuadra që kur u tërhoq nga futbolli në vitin 2008. 49-vjeçari ishte trajneri i Torino deri në muajin janar, por u shkarkua pas humbjes kundër Juventus në Kupën e Italisë. Deri para 18 muajsh ai ishte në krye të Milan në “San Siro”.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll