Connect with us

Futboll

Southgate nuk hiqet, gati kontrata me Anglinë

Trajneri i përkohshëm i Anglisë, Gareth Southgate, duket se e ka fituar “bastin” e vet me Federatën Angleze të Futbollit, e cila i ka propozuar një marrëveshje përfundimtare deri në vitin 2020. Lajmi është bërë me dije nga mediet britanike, të cilat nënvizojnë se deri në fund të nëntorit trajneri i kombëtares U-21 të Anglisë do të ketë nënshkruar kontratën si trajneri i kombëtares A. Hierarkia në FA është plotësisht e bindur se Southgate është njeriu i duhur për të udhëhequr “Tre luanët” jo vetëm në Botërorin 2018 (nëse kualifikohen), por dhe në Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2020.

https://www.youtube.com/watch?v=H7UKxDo8NF8

Gazeta “Daily Mail” raporton se Federata Angleze do t’i propozojë një kontratë 4-vjeçare pasuesit të Sam Allardyce-t, nga e cila do të përfitojë rreth 2 milionë sterlina në vit. Southgejt ka edhe mbështetjen e lojtarëve kryesorë të Anglisë, me në krye kapitenin Wayne Rooney, i cili edhe publikisht shprehu hapur simpatinë dhe besimin e tij te tekniku 46-vjeçar. Southgate ka punuar nga viti 2006 deri në vitin 2009 te Middlesbrough dhe që nga viti 2013 ka qenë trajner i kombëtares U-21 të Anglisë. Sivjet, pas skandalit të Allardyce-t, ai mori “frenat” e skuadrës së parë dhe duket se nuk do t’i lëshojë më.

 

[interaction id=”582c3edf2aaef130597d64a7″]

Më shumë nga Futboll