• Sozia e Leo Messit është një… furrtar nga Brazili

    Publikuar: 21 Apr 1:26

    Leo Messi është brazilian! Ky nuk është një lajm, që do t’i mërzisë të gjithë, sidomos argjentinasit, por thjesht evidentimi mediatik i njërit nga shumë fenomenet e rrjeteve sociale. Një përdorues i “Twitter”, në fakt, ka përjetësuar një furrtar (bukëpjekës) nga Brazili, i cili, përjashto mjekrën, që i mungon, ngjan si “dy pika uji” dhe në çdo mënyrë me “pleshtin” e Barcelonës. Sozia e vërtetë e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. “Jeta është kjo; Një ditë jeni lojtari më i mirë në botë, ndërsa ditën tjetër jeni duke punuar në një furrë buke…”, – shkruan përdoruesi “Sergiocarp35”, që e shoqëron “twett”-in e tij me një foto të “fotpokopjes” së yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messit.


    Lexo postimet e tjera