TECH

SpaceX sapo mori liçensën për të sjellë internet në çdo cep të botës…

FCC sapo i ka dhënë lejen SpaceX për të lëshuar një rrjet global interneti duke përdorur 4,425 satelitë nga hapësira. Projekti i titulluar “Starlink,” do ti japë shërbim interneti miliona njerëzve në zonën rurale të Amerikës me mundësi të kufizuara ekonomike, si dhe kudo nëpër botë. Kjo shënon herën e parë që FCC ka lejuar një yjësi satelitësh të ofrojë këtë lloj shërbimi duke përdorur një teknologji satelitësh të gjeneratës së re.

Shërbimi i internetit satelitor i SpaceX do të rrisë aksesin dhe konkurencën në ShBA kur shpejtësia është e krahasueshme me atë të një rrjeti fibrash optike. Teksa shërbimi “Starlink” nuk do të jetë falas, ai do ti japë një nivel të paprecedentë aksesi zonave ku ka patur linjë vetëm me kosto të lartë dhe cilësi të ulët.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt vizionit të SpaceX për të ndërtuar rrjetin e satelitëve të gjeneratës së re me qëllim përshpejtimin e globalizimit me shërbim interneti cilësor e të përballueshëm, veçanërisht për ata që ende nuk kanë akses standart,” tha Gwynne Shotwell i SpaceX në deklaratë për shtyp.

Më shumë nga TECH