Seria A

Spalletti: Inter, bëhu gati! S’kemi kohë për klimatizim në Champions

Pas ndalesës së Seria A për shkak të ndeshjeve të kombëtares, Interi rikthehet në veprim ndaj Parmës, në stadiumin “San Siro”. Ekipi i Luciano Spallettit dëshiron fitoren e dytë radhazi, ndërsa kundërshtari do të përpiqet të ngrejë kokën.

Trajneri i Interit, në konferencën për shtyp, ka folur për gjendjen e ekipit zikaltër: “Nuk ka asgjë të re pas kësaj pauze. Icardi dhe disa lojtarë të tjerë janë trajnuar vetëm këtë mëngjes. Më takon mua t’i vlerësoj dhe të vendos se kush luan. Aq më tepër që duhet të mendoj për dy ndeshje në një kohë të shkurtër.

Situata e Lautaro Martinez? Nuk jemi ende në gjendje të themi nëse do të luajë kundër Tottenham, edhe pse personalisht e shoh të vështirë. Ato janë probleme muskulare, që nuk duhet të kenë pasoja”. Formacioni nuk është zbuluar, por trajneri i Interit tregon vetëm një zgjedhje: “Nesër do të luajë Gagliardini, duke demonstruar faktin se përjashtimi nga Liga e Kampionëve nuk ishte një refuzim, por një zgjedhje e detyruar”.

Spalletti flet edhe për Champions-in, ku Interi rikthehet pas disa vitesh mungesë: “Unë pres që të gjithë lojtarët të jetë gati, menjëherë, pa pasur nevojë që të kenë kohë shtesë për klimatizim në Ligën e Kampionëve. Grupi është i gjerë dhe gjithëpërfshirës për ta përballuar si duhet konkurrencën në këtë kompeticion elitar europian.

Angazhimi me dy ndeshje në javë, që na pret, është një fazë e udhëtimit tonë. Ne e kemi përgatitur tashmë veten në këtë drejtim që vitin e kaluar”. Fjalë konkrete edhe për ndeshjen e nesërme nga trajneri zikaltër: “Parma është duke luajtur me entuziazëm, ka lojtarë të rëndësishëm si Inglese dhe Bruno Alves. Ne do të duhet të jemi të kujdesshëm”.

Më shumë nga Seria A