Seria A

Spalletti: Inter nuk duhet të shpërqendrohet nga dështimi i Italisë

Luciano Spalletti thotë se Inter nuk mund të gjejë justifikime ndaj Atalanta-s, përfshi dëmtimet dhe zhgënjimin e Italisë në Kupën e Botës.

“Lojtarët shpeshherë bisedojnë në dhomën e zhveshjes për rëndësinë që ka San Siro, pasi të gjithë ndjejmë mbështetjen e tifozëve dhe e kthejmë në energji pozitive,” shprehet trajneri në konferencën për shtyp në prag të Atalanta-s.

Por San Siro nuk ishte me fat për Azzurri-n të hënën e kaluar, ku Italia barazoi 0-0 ndaj Suedisë dhe nuk arriti të kualifikohej në Rusi 2018.

“Padyshim që skuadra italiane ishte zhgënjyese, por për ne nuk mund të jetë justifikim. Nuk mund të krijojmë shpërqendrime.

“Eliminimi nuk kishte ndodhur që prej 1958, pra është një erë e re dhe nuk jemi të përgatitur për të ardhmen. Nuk mund të pretendojmë sikur Ventura është fajtori i vetëm i kësaj katastrofe. Duhet të marrim përgjegjësi për të përmirësuar futbollin italian.

“Atalanta është një skuadër e fortë dhe e rrezikshme. Duhet të fokusohemi menjëherë te fizikaliteti i lojës sonë, përndryshe do të jetë tepër e vështirë. Atalanta rrit nivelin e lojës me duele kokë-më-kokë. Kështu që duhet të krijojmë hapësira.”

Më shumë nga Seria A