Europa League

Spalletti: Nëse nuk fitoj…

Trajneri i Roma-s Luciano Spalletti ka pranuar se nëse nuk fiton gjë, atëherë do të ishte më mirë të shkonte në shtëpi. Ujqërit janë akoma në luftë për të fituar Europa League, Serie A dhe Coppa Italia, por tekniku ka një kontratë deri në fund të sezonit e cila nuk është rinovuar akoma. “Përse u riktheva?” Shprehet Spalleti për gazetën franceze L’Equipe. “Thjesht pasi e dua shumë këtë qytet, këta tifozë. Dhe mbi të gjitha dashurinë që kam për klubin, i cili gjithashtu është klubi i zemrës së fëmijëve të mi.”

Image result for spalletti

“Për një sërë arsyesh, fitorja e trofeve është e dëmosdoshme këtu. Nuk kemi kohë të mendojmë për një përmirësim gradual, çdo gjë është e shpejtë. Është shumë e thjeshtë: nëse nuk fitoj gjë, do të thotë se nuk kam bërë më mirë se paraardhësit e mi, dhe si pasojë, do të më duhet të shkojë në shtëpi.” Më pas Spalletti flet edhe për ndryshimin midis dy Roma-ve që ka trajnuar. “Ekipi aktual është ndryshe nga ai që kam trajnuar gjatë periudhës së parë te Roma. Kjo pasi kam në ekip lojtarç me karakteristika të ndryshme.”


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League