Seria A

Spalletti: Një Inter i ngadaltë, ja çfarë na mungoi ndaj Genoa-s

Luciano Spalletti kërkon që Inter të ketë një mentalitet fitues duke shtuar se skuadra e tij ishte tepër e organizuar dhe i mungonte kreativiteti ndaj Genoa-s.

Zikaltrit arritën të shënonin vetëm në minutën e 87-të në San Siro, duke marrë kështu fitoren falë golit të D’Ambrosio-s.

“Goditjet standarde i kemi pikë të fortë dhe sot na dhanë fitoren,” shprehet trajneri për Mediaset Premium.

“Sot e lëvizëm topin shumë ngadalë, por të paktën lëvizëm si një skuadër. Ishte një Inter i organizuar, mbase më shumë se sa duhet, teksa na mungoi ajo shkëndija e inspirimit për të çfarë mbrojtjen.

“Duhet t’i kishim dhënë disa topa të paparashikueshëm Icardi-t. Kualitetet e tij janë në zonën kundërshtare, kështu që ne duhet të kemi besim se ai ato pasime do t’i shndërrojë në gola. Jemi skuadra me më shumë krosa brenda zonës në Serie A këtë sezon, pra potenciali nuk mungon.

“Në pjesën e parë, i thashë D’Ambrosio-s të qëndrojë i tërhequr për t’u siguruar që mos të kapeshim të papërgatitur në kundërsulm. Në fund të takimit e lamë të lirë dhe ai gjeti golin.

“Duhet të krijojmë këtë mentalitet fitues në mënyrë që të ndihemi sikur mund të mposhtim këdo. U munduam dhe falë tifozëve në stadium kishte një atmosferë të bukur.

“Kemi tifozë me pretendime dhe kjo është e drejtë.”

Më shumë nga Seria A