Seria A

Spalletti nuk paraqitet në konferencën për shtyp pas fitores së Inter

Ai nuk pushoi në asnjë moment për 90 minutat e ndeshjes së Inter ndaj Spal, dhe në fund të sfidës i kishte ikur zëri. Trajneri i Zikaltërve Luciano Spalletti është detyruar të heqë dorë nga konferenca për shtyp që normalisht zhvillohet në përfundim të ndeshjes pasi i kishte ikur zëri nga të bërtiturat përgjatë 90 minutave. Në vend të tij ishte asistenti i tij Marco Domenichini.

“Nuk ishte një ndeshje e lehtë por fitorja ishte e merituar,” u shpreh tekniku për mikrofonat e Premium Sport. “Spal luajti shumë mirë dhe kjo për meritë të trajnerit Simplici i cili di shumë mirë si të organizojë një skuadër”

“Janë tre pikë shumë të rëndësishme, pasi vitin e kaluar Inter kishte probleme me skuadrat e vogla. Jemi të lumtur për fitoren dhe për 9 pikët në renditje. Por duhet të përmirësohemi akoma, sidomos në menaxhimin e rezultatit dhe mbajtjen e topit megjithëse ka qenë një javë e pazakontë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, prandaj nuk ishte e lehtë të përgatisje një ndeshje kaq delikate.”

 

Më shumë nga Seria A