Seria A

Spalletti i “pushtuar” nga pesimizmi: Skuadrës i mungon kualiteti

Luciano Spalletti nuk tërhiqet nga kritikat ndaj Inter-it të tij.

Trajneri kritikoi skuadrën e tij pas barazimit 0-0 ndaj Napolit, duke deklaruar se ka mungesë kualiteti dhe se nuk mendon se mund ta përmirësojë gjendjen vetëm me punën në stërvitje.

“Të gjithë lojtarët që luajnë në Serie A kanë kualitet. Por koncepti im për kualitetin përfshin edhe personalitetin dhe dëshirën për të vrapuar gjithmonë me 2000 km/orë.

“Kur ndeshesh me Napolin je i detyruar të luash me 2000 km/orë, por ndeshesh me Crotone duhet të imponosh veten. Ky duhet të jetë standardi ynë.

“Shpeshherë, ndaj skuadrave të dobëta, ne mendojmë se mund të zgjedhim, se jemi në gjendje të luajmë më ngadalë, duke pranuar një nivel shumë më të ulët, çka nuk mjafton për të fituar ndeshjet që duhen fituar.

“Nëse duam të përfundojmë në vend të 4-t duhet të fitojmë të paktën 6 ndeshje deri në fund të sezonit. Ka ardhur koha të marrim përgjegjësi.

“Në rastin e fundit të ndeshjes kishim mundësinë të sulmonim, por vetëm katër lojtarë u futën në zonën kundërshtare…”

Më shumë nga Seria A