RUSI 2018

Spanja, vjen lamtumira e parë nga kombëtarja

Mesfushori i Spanjës, Andres Iniesta, i aktivizuar kundër Rusisë vetëm në minutën e 67-të, i ka thënë lamtumirë kombëtares pas eliminimit befasues në 1/8-at: “Kjo ka qenë ndeshja ime e fundit me La Roja. Është fundi i një epoke të mrekullueshme për mua”, ka thënë Iniesta.

“Ndonjëherë, nuk kemi fundin që shpresojmë. Largohem me një trishtim të madh, si të gjithë. Nuk ka qenë mënyra më e mirë për t’i thënë lamtumirë kombëtares, por në futboll ndodh edhe kështu”.

Më shumë nga RUSI 2018