Motosport

“Special Two” lë futbollin për Dakar, ish-trajneri i Chelsea në garat rally

Lista e personazheve të famshëm që tërhiqen nga magjika e garave Ralley Dakar sa vjen e shtohet dhe i fundit që ka vendosur të tentojë këtë aventuerë është trajneri portugez Andre Villas Boas, i njohur me nofkën “Special Two”. Në vitin 2011, ai fitoi Europa League me Porto dhe më pas u transferua te Chelsea, për të vijuar me Tottenham, Zenit dhe në fund me ekipin kinez të Shanghai SIPG. Këtë vit, në 40-vjetori e edicionit të garave Rally Dakar, turne që ka nisur sot, ka qenë edhe Villas Boas.

Villas Boas se bashku me pilotin tjeter Ruben Faria

Një aventurë që ai e ka ëndërruar që fëmijë, kur në vitet ’80 garonte xhaxhai i tij, Pedro. “Kam vite që mendoj për garat Dakar”, tha Boas para startit të etapës së parë. “Garat janë në gjakun e familjes sonë dhe ëndrra ime ka qenë të merrja pjesë në garat Dakar. Dhe fakti që këtë vit përkon si edicioni i 40-të i turneut ashtu sikurse 40-vjetori im i lindjes, më bindi që ishte momenti i duhur për ta provuar këtë aventurë”, tha Boas.

Trajneri portugez Andre Villas Boas para gares

Fillimisht u përfol se do të garonte në kategorinë e motorëve, si xhaxhai i tij, por kjo disiplinë kërkon një përgatitje të gjatë, ndaj ai nisi konkurrimin e tij në kategorinë e makinave. Trajneri portugez pilotin një Toyota Hilux dhe mban numrin 346, duke garuar së bashku me pilotin ekspert të garave rally, Ruben Faria. “Nuk më lodhin të papriturat, por lodhja. Jam mësuar të vë të tjerët të vrapoj se sa të vrapoj vetë. Por Dakar është një sport krejt ndryshe nga futbolli, ndaj objektivi im i patë është ta përfundoj këtë turne”, tha Andre Villas Boas.

Trajneri portugez Andre Villas Boas para gares


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Motosport