RUSI 2018

SPECIALE BOTERORI / Gjithçka të quhet të dini për Grupin B…

Portugalia

Lojtari kyç

Cristiano Ronaldo
Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Portugalinë shënoi 15 gola në fazën kualifikuese të Kupës së Botës. Ndoshta në 1/8-t e finaleve do të ketë një përballje me Argjentinën e Lionel Messi. Ata nuk janë ndeshur kurrë me njëri-tjetrin me përjashtim të sfidave në La Liga.

Prezantimi
Portugalia ka fituar të drejtën për të luajtur në “Rusi 2018”, në të njëjtën mënyrë si në Euro 2016: me punë të madhe, sakrificë dhe “magjitë” e Cristiano Ronaldo. Portugezët e kanë kaluar vetëm një herë fazën me grupe të Kupës së Botës që nga viti 1966, një rekord i tmerrshëm ndaj së cilës duhet të luftojnë në Rusi.

Leksione nga eliminatoret

E nis veprimtarinë ngadalë. Ashtu si në Euro 2016, edhe në Botërorin e vitit 2014 ata u mposhtën 4-0 nga Gjermania në ndeshjen e parë. Në eliminatoret e kaluara të Europianit u mposhtën nga Shqipëria, ndërsa në eliminatoret e rrugës për në Rusi humbën ndaj Zvicrës, por rrugës ditë ta marrin veten. Për shembull, në Euro 2016, Portugalia barazoi në të tre ndeshjet e grupit, por arriti të fitojë veprimtarinë. Hera e fundit që Portugalia ka fituar ndeshjen  e parë të një veprimtarie madhore ka qenë vitin 2008. Këtë herë ata mund të kënaqen edhe me një barazim, pasi ndeshja e parë do të jetë ndaj Spanjës.

Pikat e forta

Nën drejtimin e Santos, Portugalia është një nga ekipet kombëtare më shumë i kolauduar në historinë e futbollist dhe ngjason me një ekip klubi, kjo është një armë jashtëzakonisht e fortë. Për më tepër mund të bazohet te një mbrojtje me përvojë. Fonte është 34 vjeç, Pepe është 35 vjeç dhe Bruno Alves 36 vjeç. Ata kanë probleme të luajnë një sezon të tërë në nivele të larta, por në një veprimtari me gjashtë apo shtatë ndeshjes mund të jenë të suksesshëm.

Pikat e dobëta
Me përjashtim të Ronaldo apo deri diku të Bernardo Silva, mungojnë futbollistët në gjendje të bëjnë diferencën. Nëse ndonjë prej tyre nuk do të jetë në fushë do të ketë probleme, sepse Andre Silva dhe Joao Mario vijnë nga sezone shumë të vështira në Milano, edhe pse ky i fundit e mori disi veten te West Ham.

Ka më shumë mundësi…

Që të hedhin mikrofonin e një gazetari në liqen, ashtu si bëri Ronaldo me një gazetar gjatë Euro 2016.

Ka më pak mundësi…

Që dikush tjetër të shkëlqejnë më shumë se Ronaldo. Edhe kur u dëmtua në finalen e Euro 2016, ai u bë trajneri i ekipit nga stoli…

Çfarë shpresojnë…

Të përsërisin suksesin e Euro 2016 dhe të fitojnë Kupën e Botës, ose të paktën të bëjnë të mundur që Ronaldo të shkëlqejë më shumë se Messi.

Çfarë pritet të ndodhë…

Ta mbyllin Grupin B në vendin e dytë, pas Spanjës dhe më pas të humbasin ose ndaj Uruguajit në 1/8-t e finaleve, ose ndaj Francës në çerekfinale.

Trajneri

FERNANDO SANTOS

Ronaldo gjithmonë është progatonisti kryesor dhe ai që tërheq vëmendjen e shtypit, por organizimi i ekipit nga trajneri Santos ishte çelësi i suksesit në Euro 2016. Që kur mori vendin e Bento, pas humbjes ndaj Shqipërisë në shtëpi, në vitin 2014, ai ka bërë një punë thjesht të shkëlqyer, që në Portugali e konsiderojnë të mrekullueshme.

Formacioni i mundshëm: (4-4-2) Patricio, Cedric, Pepe, Fonte, Guerreiro, B.Silva, Moutinho, W.Carvalho, Joao Mario, Andre Silva, Cristiano Ronaldo.

Maroku

Lojtari kyç

MEDHI BENATIA

Benatia hodhi poshtë mundësinë për të luajtur me Francën apo Algjerinë dhe zgjodhi Marokun, ku tanimë është bërë kapiten. Me shumë përvojë dhe një mbrojtës shumë i aftë teknikisht ai është bërë idhull në vendin e tij për shkak të  sakrificave që bën për ekipin, por jo gjithmonë ka qenë titullar te Juventus. Gjithsesi, Benatia shquhet për harmoninë që jep në ekip dhe për dikë që nuk shkel kurrë rregullat. Kapiten i vërtetë.

Prezantimi

“Luanët e Atlasit” rikthehen në Kupën e Botës për herë të parë që nga “Francë ‘98”, duke u bazuar te kompaktësia e futbollistëve, te një trajner ambicioz dhe te mbështetja e një kombi të tërë. Tani i duhet të mposhtin Spanjën dhe Portugalinë. Tingëllon si gjëja më e vështirë në botë. Apo jo?

Leksione nga eliminatoret

Maroku përfitoi nga një mbrojtje solide dhe shoqëria që kanë futbollistët me njëri-tjetrin. Në gjashtë ndeshje të eliminatoreve ata nuk pësuan gol edhe pse kishin përballë Bregun e Fildishtë, Malin dhe Gabonin, disa nga ekipet më të forta në Afrikë. Kjo ka shtuar optimizmin mes tifozëve.

Pikat e forta

Herve Renard, trajneri francez i Marokut i ka dhënë ekipit mentalitetin e duhur. Ata janë shumë të fortë në mbrojtje, luajnë të organizuar dhe me shpirt gare. Munir në portë, Medhi Benatia në mbrojtje, Mbark Boussoufa në mesfushë dhe sulmuesi i Ajax, Hakim Ziyech përbëjnë një bosht të fortë.

Pikat e dobëta

Mungon një golashënues i niveleve botërore. Gjithashtu mungesa e përvojës mund të jetë një problem. Disa nga lojtarët e këtij ekipi nuk janë titullar me skuadrat e klubeve në Europë.

Ka më shumë mundësi…

Të jenë të fortë, shumë të fortë në ndërhyrjet ndaj kundërshtarëve dhe të protestojnë vazhdimisht te gjyqtari, për këtë arsye mund të jetë ekipi më i ndëshkuar i “Rusi 2018”.

Ka më pak mundësi…

Të kërkojnë të shkëmbejnë fanellën me Ronaldo, i cili në kokën e tyre do të jetë “armiku”.

Çfarë shpresojnë…

Të fitojnë në ndeshjen e parë ndaj Iranit, si mundësia e vetme për të shpresuar te mrekullia kundër Portugalisë apo Spanjës.

Çfarë pritet të ndodhë…

Do të eliminohen në fazën me grupe. Edhe pse mund të marrin tre pikë, ka shumë pak shanse të fitojnë ndaj Spanjës ose Portugalisë.

Trajneri

HERVE RENARD

Trajneri i parë që ka fituar Kupën e Kombeve të Afrikës me dy klube të ndryshme dhe do të jetë për herë të parë trajner në një Botëror. Ai i frymëzon lojtarët të japin gjithçka dhe të mbajnë shpresë në kualifikim në një grup shumë të vështirë.

Formacioni i mundshëm: (4-3-3)  Munir, Dirar, Saiss, Benatia, Achraf, Belhanda, El Ahmadi, Boussoufa, N. Amrabat, Boutaib, Ziyech

Iran

Lojtari kyç

ALIREZA JAHANBAKHSH

Mesfushori që di si të sulmojë është futbollisti kryesor i AZ Alkmaar në kampionatin holandez. Jahanbakhsh di të shënojë dhe të jap asiste, shokët e tij te Alkmaar dhe kombëtarja e Irakun e dinë mirë diçka të tillë. Kupa e Botës është një mundësi e artë për 24-vjeçarin që t’i tregojë të gjithë planetit aftësitë e tij dhe mendojmë se do ta shfrytëzojë…

Prezantimi

Iran do të marrë pjesë për të dytën herë radhazi në një Kupë të Botës, për herë të parë në historinë e tij. Meritë pa dyshim që ka Carlos Queiroz, trajner në Azi që nga viti 2011. Një rekord mbresëlënës për numrin e vogël të golave të pësuar tregon se ndaj të gjithëve do të jetë e vështirë të shënojnë përballë aziatikëve.

Leksione nga eliminatoret

Kur Irani barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit kundër Sirisë, ishte hera e parë në 13 eliminatore që pësonte gol. Ata kanë arritur të mbajnë edhe Argjentinën në një ndeshje miqësore të luajtur në Brazil, derisa u dorëzuan në minutën e fundit ndaj golit të Lionel Messi.

Pikat e forta

Queiroz i jep prioritet organizimit taktik dhe e përgatit ndeshjen në çdo detaj duke u përshtatur me karakteristikat e kundërshtarit. Krahas faktit që janë të trajnuar mirë, iranianët janë shumë të motivuar dhe të bashkuar. Në sulm kanë një futbollist që mund të luajë edhe në elitën e futbollit europian, si Jahanbakhsh.

Pikat e dobëta

Gjetja e golit ka qenë e vështirë për Iranin, që ka shënuar 10 gola në 10 eliminatore të luajtur në grupin final në zonën e Azisë. Për më tepër, qendërsulmuesi i tyre Sardar Azmoun (31 ndeshje, 23 gola) ka pasur një sezon shumë të dobët me Rubin Kazan (23 ndeshje, 1 gol) dhe mund ta nisë nga stoli ndeshjen e parë ndaj Marokut.

Ka më shumë mundësi…

Që komentatorët të kenë probleme kur të thonë emrat e Jahanbakhsh, Morteza Pouraliganji dheReza Ghoochannejhad. Provoni t’i shqiptoni…

Ka më pak mundësi…

Të shënojnë tre gola në një ndeshje. Në 10 ndeshjet e fundit zyrtare kanë shënuar 12 gola.

Çfarë shpresojnë…

Të arrijnë fitoren e dytë në historinë e Kupës së Botës, 20 vjet pasi mposhtën SHBA në ndeshjen e luajtur në Lion të Francës.

Çfarë pritet të ndodhë…

Ekipi që do të prodhojë ndeshjet me numrin më të vogël të golave.

Trajneri

CARLOS QUEIROZ

I emocionuar nga fakti që do të ndeshet me Portugalinë e tij, nuk do të kishte ëndërr më të madhe se fitorja 1-0 ndaj Spanjës ose Portugalisë. Ka qenë trajneri i Real Madrid dhe ndihmës i Ferguson te Manchester United. E di mirë si funksionojnë gjërat në futboll.

Formacioni i mundshëm: (4-3-3) Beiranvand, Rezaeian, Montazeri, Pouraliganji, Mohammadi, Ebrahimi, Ezatolahi, Shojaei, Jahanbakhsh, Ghoddos, Taremi

Spanja

Lojtari kyç

SERGIO BUSQUETS

Ndoshta ju mund të thoni se nuk është lojtari që përfaqëson mentalitetin e futbollit spanjoll, por padyshim askush nuk është i rëndësishëm sa 29-vjeçari në sistemin e lojës së Spanjës. Mesfushori i Barcelonës është ai që përcakton ritmin e lojës. Luan me një takim kur ekipi po humbet, me dy takime kur është barazim dhe me tre kur po fiton. Eshtë një kontrollor që di t’i bëj të gjitha. “Ai është mesfushori më i kompletuar,” – deklaronte dikur Xavi Hernandez.

Prezantimi

Një tjetër fushatë e shkëlqyer eliminatore me 28 pikë nga 30 të mundshme por Italia në “krizë”, Shqipëria, Izraeli, Maqedonia dhe Lihteshteini ndoshta nuk kanë qenë test real për Spanjës. Në ekip janë ende disa nga heronjtë e vitit 2010: Iniesta, Silva, Ramos, Pique dhe Busquets, njerëz që mund ta udhëheqin Spanjën drejt suksesit në Rusi.

Leksione nga eliminatoret

Nuk ndalen të shënuari gola, si kanë bërë në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit zyrtare. Spanja dominon me qarkullimin e topit dhe godet vazhdimisht me aksione vertikale. Pyesni Argjentinën si doli në miqësoren e fundit kundër tyre?

Pikat e forta

Asnjë ekip në Europë nuk pësoi më pak gola në eliminatoret e “Rusi 2018”, vetëm tre. Spanja mund të bazohet te një “trekëndësh i Bermudës”, De Gea-Ramos-Pique. Por edhe Alba konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë të planetit. Prapavija e Spanjës është “ok” dhe jo vetëm që mbrojnë, por edhe ndërojnë.

Pikat e dobëta

Agresiviteti. Të besuarit e Lopetegui kanë aftësi pafund, por në përgjithësi, përfshi edhe mbrojtësit, futbollistët e Spanjës nuk janë “të këqij” aq sa duhet

Ka më shumë mundësi…

Të fitojnë në ndeshjet derbi, sepse Spanja do të luajë me dy vende me të cilat kufizohet, Portugalia dhe Maroku. Në Spanjë ka shumë portugezë dhe marokenë.

Ka më pak mundësi…

Që trajneri i kësaj kombëtareje të humbasë kontrollin në një konferencë për shtyp.

Çfarë shpresojnë…

Të fitojnë Kupën e Botës për herë të dytë, por këtë herë, pa humbur ndeshjen e parë.

Çfarë pritet të ndodhë…

Ka më shumë mundësi të përsërisë edicionet 2014 dhe 2010, kur talenti në këtë ekip të jap garancinë se mund të përmbysin një ndeshje, edhe pse po humbasin 10 minuta para fundit.

Trajneri

JULEN LOPETEGUI

Ish-portieri ka qenë në zemër të punës për rindërtimin e Spanjës dhe duke qenë se ka punuar me U-21, mund të thuhet se për një dekadë të tërë ndjek progresin e futbollistëve më të mirë të vendit iberik. Ndryshe nga Del Bosque, ai ka kurajën të mos aktivizojë në formacion të gjithë “yjet”.

Formacioni i mundshëm (4-3-3): De Gea, Carvajal, Ramos, Pique, Alba, Thiago, Busquets, Iniesta, Silva, Isco, Costa

 

 

Më shumë nga RUSI 2018