Futboll

SPECIALE / Coutinho duhet të përshtatet te Barça, Champions është “jetik” për Real, Atletico shpreson te Costa…

SPECIALE / Coutinho duhet të përshtatet te Barça, Champions është “jetik” për Real, Atletico shpreson te Costa…

Sapo është mbyllur gjysma e parë e kampionatit në Spanjë dhe klubet e mëdha kanë lënë pas shpine merkaton e janarit duke u përqendruar maksimalisht te muajt e mbetur të sezonit, për të shkëlqyer në La Liga dhe jo vetëm. “Telesport.al” po analizon atë që ndodhi dhe pritet të ndodhë në Gadishullin Iberik…

Barcelona are flying high and only a dramatic twist would see them let La Liga slip 

Çfarë bënë në merkaton e dimrit?

Barcelona – Katalanasit bënë blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit dhe tani ky futbollist ka nevojë të përshtatet. Philippe Coutinho duket se ka shkuar në shtëpi kur e ka topin ndër këmbë në “Camp Nou”, por kur nuk e ka topin duhet akoma të kuptojë mekanizmat e lojës “blaugrana”. Do të duhet pak kohë që braziliani të përshtatet, por me 11 pikë avantazh në renditje duket se katalanasit e kanë kohën e mjaftueshme. Ata morën edhe qendërmbrojtësin Yerry Mina, ndërsa u larguan dy futbollistë me paga stratosferike që luan pak Mascherano dhe Turan. Duket se Barcelona ka dalë më e fortë nga merkato e janarit.

Atletico Madrid – Costa ishte blerja e tyre e madhe. Ata e kishin marrë Diegon që gjatë verës së kaluar, por vetëm në 1 janar patën mundësinë te regjistrojnë. Diego ka bërë menjëherë diferencën duke shënuar tre gola në katër ndeshjet e para, por gjithashtu ka marrë një karton të kuq, duke festuar një nga golat e lartpërmendur. Ardhja e qendërsulmuesit ka rilindur edhe Antonie Griezmann, i cili ka shënuar gol ose ka dhënë asist në secilën prej gjashtë ndeshjeve të luajtura në këtë vit kalendarik.

Diego Costa has revitalised Atletico Madrid in attack since coming in on January 1

Valencia – Dy blerjet e merkatos së janarit kanë qenë cilësore teksa Francis Coquelin erdhi nga Arsenal, ndërsa Vietto u ble nga Atletico Madrid. Skuadra është e mirë, por nuk mendohet se mund të luftojë për titullin në La Liga.

Real Madrid – Zero, asgjë, nada! Nga njëra anë duhet admiruar qëndrimi i “Los Blancos”: “Ne nuk bëjmë biznes në janar” pavarësisht se sipas gazetës “Marca”, më shumë se 40 futbollistë i janë ofruar skuadrës së drejtuar nga Zinedine Zidane. Klubi donte të merrte portierin e Bilbao, Kepa, por pikërisht trajneri francez vuri veton për qëndrimin e tij edhe për një sezon te baskët. Zëri i “Zizu” dëgjohet ende në “Bernabeu”.

Zinedine Zidane vetoed a possible move for Atletic Bilbao goalkeeper Kepa Arrizabalaga

Të tjerët – Sevilla mori dy futbollistë nga Premier League, Sandro nga Everton dhe Roque Mesa nga Swansea. Të dy këta lojtarë kanë shkëlqyer në sezonet e fundit në La Liga, por zhgënjyen në Angli dhe teorikisht duken përforcime të mira për ekipin që tanimë drejtohet nga Vincenzo Montella. Villarreal humbi Bakambu, i cili shkoi në Kinë, ndërsa Bilbao humbi qendërmbrojtësin Aymeric Laporte që shkoi te Manchester City, duke e zëvendësuar me Inigo Martinez, futbollisti bask që u largua nga Sociedad.

Çfarë forme po kalojnë?

Barcelona – Janari ka qenë shumë i ngjeshur për katalanasit me një ndeshje çdo tre ditë, por Lionel Messi dhe Luis Suarez vazhdojnë të shkëlqejnë. Në ndeshjen e fundit ndaj Valencia, Barcelona e qarkulloi topin 80% të sfidës, por shënoi vetëm një gol, pikërisht i orkestruar nga dyshja e lartpërmendur. Në momentin që Coutinho do të përshtatet dhe Ousmane Dembele do të riaftësohet, atëherë skuadra e Valverde do të ketë “armë” të tjera për të zgjidhur ndeshjen. Messi dhe Suarez duhet të karikojnë disi bateritë, sidomos për ndeshjen e Champions League kundër Chelsea.

Lionel Messi's brilliance has been what Barcelona have relied upon in recent weeks 

Atletico Madrid – Skuadra e Simeone u eliminua nga Sevilla në Kupën e Mbretit dhe kohët e fundit ka treguar se pëson shumë gola, ndryshe nga zakonisht. Megjithatë dyshja e sulmit Costa-Griezmann ka filluar të merret vesh shumë mirë dhe mund të jetë jashtëzakonisht e vlefshme për pjesën e dytë të sezonit.

Valencia – Coquelin është përshtatur shumë mirë me rolin e qendërmbrojtësit. Valencia duket se një skuadër edhe më e fortë kur luan Gonçalo Guedes. Ndoshta nuk po mban ritmin e fillimit të sezonit, megjithatë është një ekip që mund të renditet mes katër vendeve të para në La Liga.

Goncalo Guedes (left) has made Valencia a far more dangerous prospect when he is fit

Real Madrid – Duke lënë më një anë eliminimin e turpshëm nga Leganes në Kupën e Mbretit, Real Madrid duket i rilindur në kampionat ku në dy ndeshjet e fundit kundër Deportivo dhe Valencia ka fituar bindshëm me 11 gola të shënuar. Nëse Bale, Ronaldo dhe Benzema do të luajnë sërish nga minuta e parë në ndeshjen e radhës, atëherë do të jetë hera e parë që nga prilli i vitit të kaluar që BBC nis dy ndeshje radhazi në formacion. Nëse ata të tre kapin formën e gjithë La Liga është e paralajmëruar, ashtu si PSG në Champions Leauge…

Të tjera – Sevilla duket shumë e përmirësuar nën drejtimin e trajnerit të ri Vincenzo Montella dhe ky nuk është një lajm i mirë për Manchester United, rivali i radhës në Champions League. Meriton disa fjalë edhe Leganes që mund të shkojë në finalen e Kupës së Mbretit, pasi barazoi 1-1 në gjysmëfinalen e parë kundër Sevilla. Skuadra me buxhetin më të ulët në La Liga renditet në mes të klasifikimit dhe duket se do të jetë edhe vitin e ardhshëm mes më të mirave. Vëmendja ka nisur të spostohet te trajneri i tyre i ri Asier Garitano.

Leganes manager Asier Garitano is a young manager to watch after impressing at Leganes

Çfarë i duhet për ta mbyllur sezonin “të lumtur”?!

Barcelona – Do të jetë në autobusin e hapur duke festuar titullin e La Liga në fund të majit dhe ka shumë pak dyshime për këtë, por sezoni do të merrte vlera të veçanta nëse në autobus do të jenë trofetë e Champions League dhe Kupës së Mbretit. Valverde është në rrugë të mirë për të realizuar “tripletën”, që në vitin e tij të parë me ekipin “blaugrana”, ashtu si kanë bërë Pep Guardiola dhe Luis Enrique para tij. Gjithsesi, ekziston ndjesia se gjithçka varet nga forma që do të ketë Lionel Messi.

Barcelona are perfectly placed for a treble but it will be tough as for Philippe Coutinho and Co

Atletico Madrid – Atletico Madrid ka dalë jashtë Champions dhe mesfushori Gabi e cilësoi si “sezon muti”, por nuk do të jetë i tillë nëse skuadra e Simeone arrin vendin e dytë në La Liga dhe fiton trofeun e Europa League. Për të ndodhur diçka e tillë, “Los Colconeros” duhet të kthehen edhe një herë të mbrohen ashtu si dinë.

Valencia – Kualifikimi për në Champions League për sezonin e ardhshëm do të ishte realizimi perfekt i sezonit së Valencia.

Real Madrid – Dita e “Shën Valentinit” është kryesorja për “merengues”. Skuadra e Zinedine Zidane do të ketë udhëkryqin e sezonit më 14 shkurt, në përballjen e Champions League kundër Paris Saint Germain. Nëse mposhten nga Neymar dhe shokët e tij, atëherë sezoni i madrilenëve nuk do të ketë më kuptim, në rast të kundërt do të vazhdojë ëndrra për një sezon të paharrueshëm me trofeun e tretë radhazi të Champions League.

Cristiano Ronaldo and his Real Madrid team-mates will have eye on the Champions League

Të tjerat – Sevilla mund t’i jap shumë kënaqësi vetes dhe ta mbaj mend gjatë këtë sezon, nëse kualifikohet ndaj Manchester United në Champions League. Arritja e një nga katër vendeve të para duket shumë e vështirë, sidomos nëse Valencia ruan ritmin e fazës së parë. Villarreal me shumë mundësi do të renditet në vendin e gjashtë, ndërsa Girona do të sigurojë lehtësisht mbijetesën. Do të ishte një arritje e madhe për ekipin që ka të njëjtët pronarë me Manchester City dhe që merr pjesë për herë të parë mes më të mirave në Spanjë.

Më shumë nga Futboll